Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vishaj: Ardhja e mërgimtarëve rrit mundësinë e përhapjes së virusit

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vaksinimi duhet të ndodh shumë shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve.

Sipas Vishajt, mundësia e shpërthimit epidemik mund të ndodh për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar. Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”, ka thënë Vishaj.

Ai tha se pacientët post-COVID trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, gjë që mund të zgjasë disa javë, por edhe me muaj të tërë.

“Ne pacientët post-COVID nuk i trajtojmë vetëm rastet sporadike. Kryesisht pacientët post-COVID trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, por trajtimi i tyre mund të zgjasë disa javë, por edhe muaj të tërë”, ka thënë Vishaj.

Të enjten në Kosovë ka nisur administrimi i dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës anti-COVID.

Edhe Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë Arbëri 4 v. më parë Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, doza përforcuese do t’u jepet njerëzve të cilët i kanë marrë dy doza paraprakisht, por me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Doza e tretë do t’u jepet personave që s’kanë zhvilluar imunitet të duhur pas marrjes së dy dozave, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut. Doza e tretë jepet jo më herët se tetë javë dhe pa i bërë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.