Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Visar Shehu emërohet drejtor i Shëndetësisë në Prizren

Kreu komunal i Prizrenit ka emëruar Visar Shehun drejtor të Shëndetësisë së Prizrenit. Përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve që ofrohen në shëndetësinë primare të Prizrenit do të jenë ndër prioritetet kryesore të drejtorit të ri të Shëndetësisë në këtë komunë.

Ai ka theksuar se në kuadër të përgjegjësive të tij ligjore do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në shëndetësinë e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Udhëheqjen e dikasterit komunal të Shëndetësisë, Shehu e ka marrë pasi që këtë post e ka liruar ish-drejtoresha Flaka Siqeca... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)