Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja në Prizren kërkon nga Haskuka postin e drejtorit të Shëndetësisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është i detyruar që të bëjë ndryshimin e parë në ekzekutivin e tij.

Kjo ngase drejtoresha e Shëndetësisë, Flaka Siqeca, do ta lirojë këtë post, për shkak të specializimit jashtë Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky zhvillim ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, të ngjallë edhe njëherë interesimin për udhëheqjen e kësaj drejtorie.

Madje LDK-ja ka propozuar që LVV-së t’ia jap drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ta marrë drejtorinë e Shëndetësisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)