Vijat e kuqe të Gjermanisë në dialog si dhe mbështetja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë transformimit të FSK-së në ushtri - janë dy çështjet të cilat kanë acaruar Serbinë.
Zyrtarë më të lartë të shtetit serb, përfshirë presidentin Aleksandër Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq si dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq - kanë shfrytëzuar Konferencën e Sigurisë të mbajtur javën e kaluar në Beograd, për të kërkuar që të mos u vihen kufizime në marrëveshjen me Prishtinën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por synimi i lidershipit të Serbisë për ta zgjidhur problemin me Kosovën nëpërmjet ndryshimit të kufijve ka marrë goditje nga diplomatët evropianë.
Një rezultat të preferuar në fazën përfundimtare nuk e kanë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek të cilët presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, llogarit mbështetje për idenë e “korrigjimit” të kufirit.
Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, e ka bërë të qartë se nuk avokojnë për ndonjë opsion të preferuar në dialogun Kosovë-Serbi. Ai vetëm ka thënë se inkurajojnë palët që ta kenë pronësinë në dialog dhe të arrijnë kompromis... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kush po i tërheq “vijat e kuqe” për Kosovën dhe Serbinë?
-
Vuçeviq: Serbia i ka të përcaktuara vijat e kuqe
-
Vuçiqi për takimin e 27 shkurtit me Kurtin: Kemi vijat e kuqe, do t’u përmbahemi atyre
-
BE-ja pret pranim të propozimit franko-gjerman, Serbia tregon “vijat e kuqe”
-
Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar