Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vihet gurthemeli i shkollës “Besim Ilazi” në Kaçanik

Vendi ynë përballet me shumë sfida dhe njëra prej tyre është integrimi i të rinjve në tregun e punës, u tha të enjten në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Besim Ilazi” në Kaçanik të vjetër.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ditën e sotme e konsideroi të veçantë për Kaçanikun e vjetër, pasi sipas tij sot po fillohet një shkollë e re, duke u siguruar kështu nxënësve kushte më të mira, për t’i përgatitur për sfidat të cilat Kosova i ka para vetes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova ka shumë sfida, e më e madhja midis tyre është integrimi i të rinjve në tregun e punës, duke u hapur atyre perspektiva të reja dhe njëkohësisht duke e zhvilluar vendin”, tha Veseli.

Duke i uruar nxënësit për shkollën e re dhe duke i porositur ata që të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e dëshmorëve.

Ndërsa kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi theksoi se kjo është një ditë e veçantë për nxënësit dhe arsimtarët pasi po vihet gurthemeli i shkollës që mban emrin e dëshmorit Qamil Ilazi. Në këtë shkollë mësojnë rreth 500 nxënës.