Oda e Farmacistëve ka reaguar ndaj thyerjeve dhe vjedhjeve të disa barnatoreve në Suharekë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për thyerje dhe vjedhje të tri barnatoreve në këtë qytet.
“Rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar i sulmit ndaj barnatoreve Wit pen, Vjosa pharm dhe Green pharmacy”, thuhet në njoftim. “Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj sulmeve eventuale”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave
-
Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Suharekë, tre të arrestuar
-
Mungojnë disa barna, distributorët kërkojnë fitim më të lartë
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë