Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Videoja që fton gjithë shqiptarët në protestë për Haradinajn

Me vendimin e Gjykatës së Hagës, që e shpallte të pafajshëm Ramush Haradinajn nis videoja që po fton të gjithë shqiptarët që nesër të bashkohen në protestën kundër mbajtjes së tij në Francë.

Videon e ka shpërndarë edhe deputeti Daut Haradinaj, vëllai i ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrit të Kosovës e kreut të AAK-së.

“Nesër të gjithë së bashku në sheshin Skenderbeu në Prishtinë. Ora 13:00”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në Colmar të Francës, pas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar përmes INTERPOL-it. Haradinaj ka thënë se po mbahet peng politik. Kjo është videoja e plotë.