Zyrtarët e shtetit me veturat e tyre shpesh bllokojnë rrugët, jo vetëm në kryeqytet.
Dy të tilla sot kanë penguar qarkullimin e veturave, por edhe të këmbësorëve në rrugën “Qamil Hoxha”.
Duke qenë se në këtë rrugë në qendër të kryeqytetit, gjenden restorante ushqimi, zyrtarët e shtetit parkojnë veturat aty derisa të njëjtit ta përfundojnë drekën e që në shumë raste zgjat më shume se një orë, transmeton KosovaPress.
Dy vetura me regjistrim zyrtar sot janë parkuar në këtë rrugë shumë të frekuentuar duke bërë që qarkullimi i veturave të vështirësohet.

Artikuj të ngjashëm
-
Policia bllokon një veturë zyrtare
-
Trotuaret bllokohen nga veturat, qytetarët ecin në rrugë
-
Pesë rrugë njëkahore e dy të bllokuara tërësisht për veturat në Prishtinë
-
Në kryeqytet kërkohet orar i veçantë qarkullimi për automjetet e rënda
-
Operatorët e transportit protestojnë, dhjetëra autobusë bllokojnë rrugët në Prishtinë