Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetura e djegur pas vrasjes së Ivanoviqit dyshohet se i takon një austriaku me origjinë serbe

Sipas mediumit serb Novosti, vetura e djegur në Mitrovicë, që u gjet dje pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, i takon një austriaku me prejardhje serbe.

Ky medium shkruan se pronar i veturës është një person 70-vjeçar, që nuk është më gjallë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pronari i veturës nuk është më gjallë dhe kjo ka ngritur spekulime për mënyrën se si vrasësit kanë arritur deri tek automobili”, shkruan Novosti.

Më herët, Policia e Kosovës raportoi se ka informacione të reja mbi vrasjen e politikanit serb, pas bisedimeve me disa dëshmitarë, xhirimeve të kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra përmes rrugës së komunikimit të mbrojtur, bisedave të besueshme telefonike, e-mailave dhe shkrimeve nga rrjetet sociale.

Thuhet se në hetimet e deritanishme është identifikuar pronari i automobilit “Opel Astra”, i cili dyshohet të jetë përdorur në vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare Liria, demokracia, drejtësia.