Drejtori i Policisë së Serbisë Vladimir Rebiq ka theksuar se beson shumë se Serbia do t’i zbulojë vrasësit e Oliver Ivanvoqit dhe urdhërdhënësit e kësaj vrasjeje, transmeton Koha.net.
"Besoj në Policinë serbe dhe në BIA (Agjencia informative e sigurimit) se falë resurseve materiale e njerëzore se do të mund ta gjejmë vrasësin dhe urdhrin për vrasje", ka thënë Rebiq për televizionin publik serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka konfirmuar pronari i automobilit të djegur në Mitrovicë që u gjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është serb nga Austria që ka vdekur kaherë.
“Ato informata janë të sakta, i kemi marrë nga Policia e Austrisë. Ajo veturë është shitur disa herë dhe ne po përpiqemi të dimë cili ka qenë blerësi i fundit”, ka thënë Rebiq.
Sipas fjalëve të tij, organet serbe kanë njohuri të caktuara që dëshmojnë për atentatorët e mundshëm të Oliver Ivanoviqit.
"Këto gjurmë shpien tek automjeti që u përdor për kryerjen e veprës penale. Kemi informata për pronarin e atij automjeti dhe po përpiqemi të gjemë edhe shënime të tjera. Që të mos i dëmtoj hetimet, nuk do të jepja më detaje”, ka thënë Rebiq.
Ai ka shtuar se Serbia disa herë i është drejtuar EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që organet serbe të përfshihen në zhvillimin hetimeve porse ende nuk kanë marrë përgjigje.
"Jam dëgjuar disa herë me shefen e EULEX-it, kam apeluar tek ajo dhe e kam lutur të na japin disa detaje për t’i verifikuar ato në Serbi si dhe e kam përsëritur kërkesën që bashkë me Policinë e Kosovës të marrim pjesë në procesin para hetues dhe hetues", ka thënë Rebiq duke besuar se EULEX e UNMIK do të përgjigjen në kërkesat Serbisë.