Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion duke vendosur një stol në qendër të qytetit, e duke kritikuar kështu qeverisjen komunale të Gjilanit se nuk i ka rregulluar stacionet e pritjes së udhëtarëve.
“Njëra prej pikave më frekuentuese për pritjen e autobusit në qendrën e qytetit tonë, është kjo. Shumë afër objektit të Komunës. Dhjetëra gra, burra, vajza e djem, pleq e të rinj presin autobusin këtu çdo ditë. Edhe atëherë kur temperaturat janë të larta, edhe në borë edhe në shi. Askush deri me sot, nuk u kujtua të vendoste një ulëse. Sot këtë e bënë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën për media nga kjo parti.
Artikuj të ngjashëm
-
Dështon rregullimi i vendpritjeve për udhëtarët në Gjilan
-
Grevë në Stacionin e autobusëve në Gjilan, udhëtarët mbesin pa shërbime
-
Stacioni i Autobusëve në Viti jashtë funksionit, opozita s’do që ai të menaxhohet nga Gjilani
-
Opozita i ndan “mirënjohje” kryetarit të Gjilanit
-
Vetëvendosje: Komuna e Gjilanit po e shpërfill interesin qytetar