Të gjithë atyre që u ka rënë rasti të kenë nevojë për mjek, me siguri se janë ballafaqur me gjendjen e rëndë në të cilën është katandisur sistemi i shëndetësisë në Kosovë, e sidomos në QKUK.Deri më tani, sistemi i shëndetësisë ka qenë arrë e fortë në të cilën i kanë thyer dhëmbët të gjitha qeveritë e pasluftës.
Megjithatë, deri më tash është vetëm një parti e cila ka ofruar dëshmi se sistemi shëndetësor mund të rregullohet.Nëprogramin e saj, Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë që të kompletohet Sistemi Informativ Shëndetësor, ku secili pacient e ka kartelën e vet me të cilën mund të përcillet historiku i pacientit si dhe është paraparë funksionalizimi i fondit të sigurimeve shëndetësore i cili do të lejonte investime në përmirësim të ambulantave dhe spitaleve si dhe paga të dinjitetshme për stafin mjekësor. Gjithashtu, Vetëvendosje theks të veçantë vendos edhe në parandalimin ose trajtimin e hershëm të sëmundjeve, duke i detektuar ato që në shkollë.
Si dëshmia më e mirë se kjo gjëështë e arrtishme është rezultati i punës në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës. Vetëm 3 vite pas qeverisjes së Vetëvendosjes, fotot e këtyre qendrave tregojnë një gjendje krejtësisht tjetër. Madje po të mos ishin mbishkrimet e reparteve në ship, pak kush do të besonte se këto fotografi janë shkrepur në Kosovë. Dhe mesazhi i Vetëvendosjes është që e njëjta gjë e pret edhe QKUK-në.