Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Vetëvendosje” refuzon koalicionin me LDK-në

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Istog ka refuzuar ofertën e LDK-së për të bashkëqeverisur me Komunën e Istogut. Përmes një komunikate për media, Qendra e LVV-së në Istog ka njoftuar se Kryesia e LVV-së në Istog ka pasur ofertë nga Dega e LDK-së në Istog për të lidhur koalicion ndërmjet këtyre subjekteve, me qëllim të sigurimit të shumicës së nevojshme në qeverisjen komunale gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

“Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE falënderon LDK-në për këtë ofertë, të cilën e ka shqyrtuar me kujdes, dhe pas analizës si përgjigje ka sjellë vendimin që këtë ofertë ta refuzojë, respektivisht ta hedhë poshtë mundësinë e hyrjes në koalicion me LDK-në për qeverisje komunale”, thuhet në këtë komunikatë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas LVV-së, lidhja e koalicionit me LDK-në në Istog për qeverisje komunale do të nënkuptonte amnistimin e krimeve të gjertanishme dhe atyre në vijim me të cilat është i ngarkuar pushteti komunal i LDK-së në Istog...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.