Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka dalë në konferencë për media, për të folur për gjendjen në njërën prej ndërmarrjeve më të suksesshme pas luftës në Kosovë, Post Telekomin e Kosovës, tan buzë kapitullimit.
Bisnik Bislimi ka thënë se “për disa vite PTK-ja ka qenë shembull i ndërmarrjes publike stabile, e ka pasur tregun e garantuar, një rritje të vazhdueshme të numrit të konsumatorëve, por edhe rritje shkalë shkallë si të spektrit ashtu edhe të kualitetit të shërbimeve të saj”.
“Fitimet e saj kanë qenë të krahasueshme me ndërmarrjet më të suksesshme në regjion. Kjo e ka bërë PTK-në në transferuesin e disidentes më të madh të vendit. Në vend se kjo të na shërbejë si motivim për rritje të mëtejme, Qeveria Thaçi e pasur nga ajo Thaçi 2, më pas Mustafa dhe tani Haradinaj e kanë zgjedhur alternativën e kundërt”, ka thënë Bislimi.
“Nga shembulli tipik i një ndërmarrje publike është shndërruar në një model ku u provua dhe u perfeksionua çdo instrument i mundshëm i zhvatjes së pasurisë publike. U punësuan pa kriter e pa nevojë militantë partiakë, anëtarë të shërbime të tyre informative, e u drejtuan paratë drejt partive në pushtet përmes kontratave të dëmshme, kurse tregu dhe klientët iu ofruan si në pijatë oligarkëve të sektorit privat”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve të telekomunikacionit, Salem Lepaja ka thënë se Gent Begolli, është person jokompetent për kryeshef ekzekutiv të Telekomit dhe tregon vazhdimësinë e keqpërdorimit në këtë ndërmarrje publike.
“Qeveria nuk është e interesuar ta zgjidh krizën në Telekom, por ta thellojë atë. E kanë për qëllim që Telekomi të privatizohet në emër të kompanive të ndryshme vendore dhe të huaja, ose të jepet me qira”, ka thënë Lepaja.