Lëvizja Vetëvendosje pranon një bashkëpunim paszgjedhor më LDK-në. Por kjo sipas liderit të kësaj lëvizjeje mund të jetë e mundur vetëm më një LDK të reformuar.
Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së ka thënë se reformim është LDK-ja e një krahu progresist çka tash është e pamundur të duket si pasojë e pozitës që ka në pushtet.
E kjo sipas Ymerit vjen vetëm pas zgjedhjeve dhe dinamikës që sjellin rezultatet zgjedhore.
“Po, me një LDK tjetër. Në një situatë ku Vetëvendosja del e para atëherë më një LDK të reformuar. LDK e një krahu progresist e cila është aktualisht në LDK por është shtypur për shkak të pozitës që kanë në pushtet”, ka thënë ai.
“Jo me Isa Mustasfën”, përfundoi Ymeri.
Artikuj të ngjashëm
-
Ymeri: Me LDK-në kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë për disa çështje
-
Vetëvendosje pa koalicione, “nuk i tradhtojmë qytetarët”
-
Rama për koalicion të mundshëm VV-LDK: E mirëseardhur çka do që hap procese transformimi
-
Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së
-
Vetëvendosje me shumicë dërrmuese miraton koalicionin me LDK-në