Vetëvendosje thotë të jetë subjekti i vetëm që nuk i ka tradhtuar qytetarët, andaj ka vendosur të jetë e vetme në garën për të qeverisur vendin, raporton KTV.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë shtypi, ka qartësuar historinë e dështimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës para zgjedhjeve, për çka ka lënë fajtore këtë të fundit, pasi thotë se ata ishin të interesuar që të ruhet vetëm LDK-ja dhe jo Kosova. Sipas Ymerit, drejtuesit e LDK-së ishin të interesuar që të arrinin një marrëveshje, me të cilën VV-ja dhe LDK-ja nuk do ta sulmonin njëra-tjetrën.
Në anën tjetër, LDK-ja e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve me Vetëvendosjen. Kreu i saj, Isa Mustafa, ka theksuar se është punë e kryer çështja e nominimit të Hotit për kryeministër. Mustafa thotë se s’do të ketë përjashtime personale dhe se në listë të LDK-së do të jenë të gjithë ata që i përkrahin orientimet evropiane dhe politikat e LDK-së.
-
Vetëvendosje pro koalicionit me LDK-në me një kusht
-
LDK-ja kandidon Hotin për kryeministër, të bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet
-
LDK-ja shkon në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor
-
Mustafa: Sondazheve të Vetëvendosjes u besoj po aq sa përrallave
-
Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së