Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosjes në Vushtrri janë thyer mbrëmë gjatë natës, njofton kumtesa nga Vetëvendosje transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, aty janë vjedhur kompjuterët, televizori dhe saj, ajo që e bën me të dyshimtë këtë akt është fakti se janë vjedhur dokumente të zyrës dhe janë lënë mbishkrime.
“Këto elemente e bëjnë që të duket sulm i organizuar politik për dëmtim dhe frikësim të Vetëvendosjes. Këto sulme po ndodhin pikërisht në kohën kur Lëvizja është subjekti i parë në vend dhe fitorja e saj po i pret zgjedhjet e ardhshme. Thyerja e zyrave të një subjekti politik është sulm politik. Pushteti që po dështon përditë me qeverisje, u është kthyer atyre që di më së miri: veprimeve të dhunshme të natës. Këto sulme janë metodat dhe taktikat e vetme të pushtetit që është kundërshtari kryesor i Vetëvendosjes. Ne i ftojmë organet e drejtësisë ta zbardhin këtë rast si dhe të sqarojnë sa më shpejt rrethanat dhe motivet”, përfundon kumtesa .
{gallery}