Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje ndez qirinj për gratë e vrara, kritikon institucionet për neglizhencë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka përkujtuar gratë e vrara nga burrat e tyre. Në kuadër të fushatës, “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, Vetëvendosje mbrëmjen e sotme ka ndezur 59 qirinj para objektit të Qeverisë së Kosovës.

E pikërisht institucioneve iu adresuan kritika për neglizhencë karshi dhunës që po ushtrohet ndaj grave.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi, tha se dhuna ndaj grave ka marrë përmasa shqetësuese.

“Sot jemi mbledhur këtu që të përkujtojmë 59 gra të cilat janë vrarë nga burrat e tyre që nga periudha e pasluftës e deri më sot. Kjo situatë ka marrë përmasa shqetësuese dhe duhet të punojmë si shoqëri, si institucione ta zgjidhim sa të jetë e mundur. Të vetëdijësojmë shoqërinë tonë sepse është e rëndësishme që dhuna në familje të mos ekzistojë më tutje në shoqërinë shtetit tonë të ri”, tha ajo.

Ndërsa, aktivistja Liridona Kelani tha se institucionet e Kosovës e kanë neglizhuar tejmase dhunën që po bëhen grave në familje, në rrugë e kudo tjerët, transmeton kp.

Edhe Qirinj në kujtim të 66 viktimave të femicidit në Kosovë Arbëri Qirinj në kujtim të 66 viktimave të femicidit në Kosovë

“Në përkujtim të 59 grave dhe vajzave të vrara nga burrat, ne për secilën prej tyre ndezëm nga një qiri. 59 grave u është mohuar e drejta e jetës nga burrat që nga paslufta. Shumë gra të tjera rrezikohen të vriten nga dhuna në familje, institucionet përgjegjëse me mos ndërhyrjen e tyre po e nxisin dhe legjitimojnë dhunën dhe vrasjen ndaj grave. Institucionet e Kosovës e kanë neglizhuar tejmase dhunën që po bëhen grave në familje, në rrugë e kudo tjerët. Ata kanë dështuar t’i mbrojnë qytetarët që kërkojnë ndihmë nga institucionet”, tha Kelani.

Sot është përmbyllur fushata ndërkombëtare, “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, e cila ka filluar më 25 nëntor.