Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka refuzuar të marrë pjesë në tryezën e radhës për dialogun politik, ndërsa thekson se çështja duhet të rikthehet në Kuvend, i cili duhet t’ia tregojë vijat e kuqe presidentit Hashim Thaçi dhe Serbisë.
“Lëvizja Vetëvendosje vendosi të mos marrë pjesë në ‘tryezën për dialogun politik’ që është planifikuar të mbahet sot nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si ‘takim i liderëve’. Tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve te fundit dhe duhet të reduktohen”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Vetëvendosje shton se, “tryezat e tilla bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e zyrës së Presidencës që drejtohet nga një person i diskredituar dhe i deligjitimuar si Hashim Thaçi”.
VV thekson se kjo çështje duhet të rikthehet në Kuvend, ndërsa duhet t’i tregohen vijat e kuqe presidentit Thaçi.
“Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend. Fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve: në Kuvend. Kuvendi i Kosovës duhet t'ua tregojë vijat e kuqe Presidentit Thaçi dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.
-
LDK: Kuvendi urgjentisht t’i vendosë vija të kuqe Thaçit
-
VV-ja refuzon ftesën e Hotit për pjesëmarrje në dialog
-
Vetëvendosje: Qeveria Koti e Hashim Thaçit në linjë të njëjtë me Serbinë
-
VV-ja s’do të jetë pjesë e takimeve të Hotit për dialogun
-
Qeveria Kurti, me dy vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi