Më 26 prill do të mbahet interpelanca për kontratën ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global për çështjet e çmimit dhe kontratës në tërësi.
Kjo është bërë e ditur nga Dardan Sejdiu, anëtar i Kryesisë nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën është vendosur që seanca për raportin e progresit të mbahet nesër, ndërsa më 26 prill dhe 3 maj do të mbahen seancat e radhës.
Aida Dërguti po vazhdon të mbajë pozitën e nënkryetares në Kuvendin e Kosovës përkundër asaj që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar tërheqjen e saj nga kjo pozitë.
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi tha se është kërkuar që seanca për raportin e progresit të shtyhet, pasi ende nuk është përkthyer raporti.
“Raporti i Progresit është i rëndësishëm, por nuk është emergjent. Por me insistimin e LVV dhe GDP është vendosur që të mbahet nesër”, ka thënë Krasniqi.
Duke folur rreth kërkesës së VV për shkarkimin e Aida Dërgutit, Krasniqi tha se për PDK kjo çështje është irelevante dhe nuk është prioritet.
-
Shkarkimi i Dërgutit dhe hetimi për shpenzimet e Thaçit në Seancë të 3 majit
-
Nuk futet në rend të ditës propozimi i VV-së për situatën e Telekomit
-
Sonte në Interaktiv, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci
-
Sejdiu: Për disa deputetë më i rëndësishëm Botërori se Kuvendi
-
Nesër kryesia vendos për seancat për vazhdime dhe seancë të rregullt të Kuvendit