Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dorëzuar sot kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me monopolin e homologimit.
“Sot u dorëzua kërkesa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e homologimit dhe pasojave e dëmeve prej saj. Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Tutje Vetëvendosje shton se deputetët nënshkrues e kanë thirrur këtë seancë për ditën e premte, 28 qershor, nga ora 10:00.

Artikuj të ngjashëm
-
Sot seancë e jashtëzakonshme për homologimin e veturave
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme kundër monopolit për homologim
-
VV-ja fton deputetët që të tregojnë maturi e t’i votojnë ligjet e marrëveshjet në seancën e nesërme
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
-
Ligji për automjetet, të premten për herë të gjashtë në Kuvend