Arbëri

Nesër seancë e jashtëzakonshme kundër monopolit për homologim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të premten seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Seanca do të nis nga ora 10:00.

Kjo do të jetë seanca e tretë e jashtëzakonshme e cila do të mbahet gjatë kësaj jave.

Të enjten Kuvendi i Kosovës ka mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme. Në seancën e parë, në rend dite ishte votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme, në rend dite kishte gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.