Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Komuna ta hetojë një ndërtim në rrugën ”Madeleine Albright”.
Ai ka nxitur edhe reagimin e banorëve. Objekti është ndërtuar afër një ndërtese kolektive duke bllokuar dritaret e shtëpive afër, shkruan sot Koha Ditore.
Xhevat Sallahu, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se komuna duhet t’i hetojë të gjitha ndërtimet pa leje, të cilat nuk i plotësojnë kriteret dhe ligjet në fuqi.
Sipas tij, objekti në rrugën ”Madeleine Albright”, i cili ka ngritur reagime të shumta, duhet të rrënohej me urgjencë derisa po e vështirëson jetesën e banorëve përreth. “Objektet pa leje gjithnjë paraqesin rrezik permanent për qytetaret që jetojnë e veprojnë në qytetin tonë.
Ndërkaq objekti në rrugën ”Madeleine Albright” paraqet shqetësime të mëdha dhe pasoja për të ardhmen, sepse përveçse nuk ka leje për ndërtim, ky objekt po i pengon edhe dritaret dhe ndriçimin e objektit tjetër afër tij, prandaj si është e mundur të ndërtohej një ndërtesë pa e hetuar organet kompetente se a ka leje të urbanizmit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)