Nga votat e numëruara të diasporës, në zgjedhjet e 11 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje(VV), ka rezultuar të jetë partia më e votuar.
Nga 3841 vota, Vetëvendosje ka fituar 2730 vota, e përkthyer në përqindje, që i bien 71 për qind. Derisa koalicioni LDK – AKR – Alternativa (LAA), ka marrë 601 vota, respektivisht 16 për qind, dhe në fund ka mbetur koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), ka fituar 510 vota, që nënkupton 13 për qind të votave, transmeton albinfo.ch.
Për këto vota, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka falënderuar mërgimtarët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij subjekti politik, duke i uruar ata për fitoren e Vetëvendosjes. Madje ai në rrjetin social facebook, ai thotë se diaspora është më meritorja që LVV ka dyfishuar numrin e votave në zgjedhjet e djeshme, duke u renditur subjekti i dytë politik më i votuar në Kosovë.
“Dua t’i falënderoj posaçërisht ata që janë më meritorët për këtë përmbysje të madhe të rezultatit. Ata që asnjëherë nuk hezituan ta ndihmojnë vendin. Ata që e ndihmuan luftën. Ata që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë ekonominë tonë. Faleminderit nga zemra të dashur mërgimtarë!”, ka shkruar menjëherë pas zgjedhjeve, Dardan Molliqaj.
-
Votat e diasporës ia shtojnë mandatin e tretë VV-së, AAK-ja humb një ulëse
-
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
-
Publikohen rezultatet e para nga diaspora
-
Numërohen rreth 90 për qind të votave, VV-ja e vetmja në rënie në përqindje
-
Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, VV-ja mbi 41%