Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm.
“Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve. Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e LVV-së.
“Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje. Liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t'u realizuar si shoqëri demokratike. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shprehin solidaritetin e tyre me gazetarin Olluri”, thuhet më tej në reagim.
-
Oda e Avokatëve dënon sulmin me mjet shpërthyes ndaj Betim Kadollit, kërkon zbardhjen e rastit
-
Kërçeli i VV-së: Ne s’mund ta bëjmë Ramën kryetar të LDK-së
-
Osmani: Fëmijëve të mi u dërgohen foto lakuriq nga grupet e Vetëvendosjes
-
Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Veprimet e tilla nuk na trembin, organet e rendit të veprojnë
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve