Reporterët pa kufij (RSF) përmes një kumtese për media, dënojnë sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, drejtorin e portalit të lajmeve Insajeri.com, dhe u bën thirrje autoriteteve të Kosovë që të zbardhin sa më shpejt këtë rast, transmeton Koha.net.
Olluri u rrah nga tre burra të cilët e pritën atë jashtë banesës së tij, në mbrëmjen e 16 gushtit, derisa ai ka thënë se sulmi lidhet me punën e tij gazetareske.
Olluri ka thënë se sapo kishte shkruar një artikull rreth korrupsionit midis ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kishin shkaktuar një mesazh urrejtje e që filluan ta kërcënonin edhe në rrjetet sociale.
“RSF, u kërkon autoriteteve të hetojnë shpejt këto raste dhe t’i sjellin drejtësisë përgjegjësit për këtë dhunë”, thuhet në kumtesë.
Kosova renditet e 82-ta nga 180 vendet në Indeksin e Lirisë së Shtypit, RSF 2017.
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve që sulmuan gazetarin Parim Olluri
-
Platforma Regjionale që përfaqëson 8 mijë gazetarë, kërkon rezultate në rastin Olluri
-
Xhirimet pritet të zbardhin sulmuesit e gazetarit Olluri
-
Gazetari Olluri shfaq dyshimet pse u sulmua
-
Olluri: Sulmet pas shpine i bëjnë gazetarët më të fortë