Asnjë fjalë nuk e kanë thënë komunarët e Podujevës për anulimin e një konkursi në Qendrën për Punë Sociale (QPS) ku parashiheshin të punësoheshin dy veta si zyrtarë për shërbime sociale.
Anulimi i këtij konkursi ka ndodhur pasi kandidatët i ishin nënshtruar testit me shkrim.
KD-ja ka kërkuar sqarim nga zyrtarët komunalë prej 5 qershorit, por ata nuk kanë kthyer asnjë përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, në fund të muajit maj ata i kishin bërë dy njoftime të kundërta që flisnin për anulimin e konkursit.
Në njërin kanë thënë se konkursi anulohet për shkaqe objektive e në tjetrin thuhej se kishte lëshime teknike. Të dyja njoftimet ishin për të njëjtën çështje dhe ishin lëshuar nga Zyra e personelit e Komunës së Podujevës.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Qendra për Punë Sociale në Podujevë qe katër vjet me ushtrues detyre të drejtorit
-
Kritikohet Komuna e Podujevës për moszgjedhjen e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale
-
Kritikohet vonesa e zgjedhjes së drejtorit të QPS-së në Podujevë
-
Qendra për Punë Sociale në Podujevë qe dy vjet pa drejtor
-
Ende nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë