Me protesta do të pritet Demarkacioni nëse sillet të mërkurën ose gjatë javës në Kuvend.
Paralajmërimi është dhënë nga Lëvizja Vetëvendosje, megjithëse kryetari i saj është i bindur se qeveria nuk do të arrijë të mblidhet sepse paraprakisht do të kalojë mocioni për rrëzim të saj, raporton KTV.
Shefi i grupit parlamentar të VV-së ka thënë se numri i deputetëve të pushtetit që e kundërshtojnë këtë marrëveshje është rritur, por në përgjithësi edhe pakënaqësia e tyre për qeverinë.
Visar Ymeri ka folur për dështimin e mbledhjes së qeverisë, që e ka quajtur zmbrapsje karshi demarkacionit.
Partitë opozitare vazhdimisht kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, çka është kundërshtuar nga partitë në pushtet.
Por, së fundmi qëndrimi i PDK-së për këtë është zbutur, duke lënë të hapur mundësinë që të ketë zgjedhje të parakohshme.
-
Ymeri: Qeveria duhet të shkojë të mërkurën, do ta ndalim demarkacionin
-
Demarkacioni, “pretekst” për ta rrëzuar Qeverinë
-
Opozita: Procedimi i demarkacionit në Kuvend do ta çojë vendin në zgjedhje
-
Vetëvendosje paralajmëron veprime nëse demarkacioni shkon në Kuvend
-
Nëse demarkacioni nuk kalon zgjedhjet mund të mbahet në maj, Veseli e Mustafa “kanë nisur fushatën”