Paaftësi menaxhuese e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje mosshpenzimin e rreth 2 milionë eurove nga Komuna e Fushë-Kosovës gjatë vitit 2016 e 2017.
Nga këto të hyra vetjake të Komunës rreth gjysmë milioni euro janë bartur qe dy vjet radhazi: njëherë nga 2016 në 2017 dhe tashti bashkë me rreth 1.5 milionë të tjera në 2018. Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-në në Fushë-Kosovë, Mehdi Lahu, ka thënë se mosshpenzimi i këtyre mjeteve e ka dëmtuar ekonominë e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.
“Mosshpenzimi i 1.914.000 eurove e ka dëmtuar ekonominë e komunës sonë, dhe po ashtu edhe e ka vështirësuar jetesën e qytetarëve për ato projekte që nuk janë realizuar. Kur i ke mjetet e ndara e nuk mundesh t’i investosh nuk ke si ta quash ndryshe përveç mosaftësi menaxhimi”, ka thënë Mehdi Lahu.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
6.3 milionë euro bartje, opozita kritikon pushtetin e Fushë-Kosovës
-
Mbetjen e gjysmës së buxhetit, opozita në Fushë-Kosovë e quan keqmenaxhim
-
VV-ja e quan keqmenaxhim bartjen e 3 milionë eurove të hyra nga Fushë-Kosova
-
Opozita në Fushë-Kosovë e cilëson keqmenaxhim mosshpenzimin e 2.5 milionë eurove
-
Vetëvendosje fton Prokurorinë t`i hetojë shpenzimet komunale të 2017-s