Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje në Gjilan thotë se “kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri, si duket është zgjuar nga gjumi".
"Më 11 qershor me gjasë e kuptoi se ka 3 vite e gjysmë që është kryetar i një komune, dhe për çudi nuk ka bërë asgjë”, ka thënë VV në këtë komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kumtesës, "Haziri kur pa se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, ka filluar të kuptojë se për këto vite Gjilani nuk ka ndryshuar asgjë".
"Në përpjekje e sipër për të folur e premtuar për punë të mëdha, Haziri", sipas kumtesës, "ka harruar se Gjilani të paktën meriton të jetë i pastër dhe mos t'a mbulojnë mbeturinat".