Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosja kërkon ndaljen e reduktimeve të rrymës

Lëvizja Vetëvendosje sot në shenjë pakënaqësie me reduktimet e shpeshtuara të energjisë elektrike ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të KEDS-it, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Aktivistja Arta Berisha e përshkroi situatën e rëndë të qytetarëve si pasojë e mungesës së energjisë.

“Në këto ditë të ftohta dimri, qytetarët anekënd komunave të Kosovës po ballafaqohen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, duke ua vështirësuar kështu jetën e qytetarëve”, tha ajo.

“Kur sot në lagjet e Prishtinës, që është kryeqytet, dhe vetëm 3 minuta larg objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka ndërprerje të energjisë elektrike, mund ta marrë me mend secili prej nesh se çfarë reduktime ka nëpër fshatrat e komunave të tjera. Qytetarët edhe pse paguajnë më shumë sesa që kushtojnë shërbimet e marra, KEDS vazhdon në avazin e njëjtë që planin e mirëmbajtjes të planifikuar për shpërndarjen e energjisë ta aplikojë me reduktime të paarsyeshme”, thotë VV.

Më tutje thuhet se mungesa energjisë është e shprehur kudo në Kosovë, vetëm në muajin e fundit është raportuar që komunat që kanë pasur më shumë ndërprerje të energjisë elektrike kanë prekur Mitrovicën, Vushtrrinë, Skenderajn dhe Drenasin me fshatrat e tyre përreth.

“Derisa KEDS raporton para ZRRE-së për uljen e humbjeve teknike çdo vit zgjidhjen me sa duket e ka gjetur duke reduktuar gjithnjë e më shumë orarin e furnizimit me energji për qytetarët e Kosovës. Në vend të investimeve të plota dhe të shtrira në të gjithë territorin pra dhe aty ku banojnë pak familje, KEDS po aplikon me sa duket një praktikë hiç më pak se abusive. Kur e bën privatizimin arbitrar të KEDS-it na thanë se përveç të tjerave kjo po bëhet që të garantohet furnizim i pandërprerë me energji elektrike dhe se humbjet teknike e edhe ato komerciale do të reduktoheshin”, thotë VV.

Edhe Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime Arbëri 1 muaj më parë Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime

Vetëvendosje shton se e kundërta po ndodh, po na rritet çmimi i energjisë dhe orët e ndërprerjes me energji elektrike. Qytetarët që 18 vite pas luftës nuk kanë pasur rastin asnjëherë të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike. Ky degradim konstant po bëhet në kurriz të më të varfërve dhe më të pambrojturve, siç janë banorët në fshatra e zona të thella.

“Menaxhmenti i KEDS-it dhe politikanët që janë të lidhur me ta po i vjelin fitimet ndërsa ne reduktimet. Ne bëjmë thirrje urgjente që KEDS-it dhe institucioneve përgjegjëse, që të zbatojnë masat dhe përgjegjësitë që kanë ndaj qytetarëve, dhe ta trajtojnë këtë gjendje të krijuar me seriozitet ashtu që sa më shpejt qytetarëve te ju sigurohet energjia elektrike në shtëpitë e tyre”, thuhet në komunikatë.