Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm VV me emrat e kandidatëve për kryetarë komisionesh parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar zyrtarisht emrat për kryetarë e anëtarë komisionesh në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.

Ky subjekt politik ka vendosur që Albulena Haxhiu të udhëheqë sërish Komisionin për Legjislacion, Donika Kadaj komisionin për AKI-në, Besa Baftiu komisionin për Shëndetësi dhe Ismail Kurteshi komisionin për Arsim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emrat nuk i kanë publikuar edhe partitë tjera. LDK-ja thotë se të enjten do t’i dorëzojë emrat në Sekretarinë e Kuvendit.

Njëjtë deklarohet edhe PDK-ja se do t’i dorëzojë më së largu deri të enjten në mëngjes. Kontakti me zyrtarë të Nismës e AAK-së ka qenë i pamundur, derisa afati i partive politike për t’i dorëzuar emrat ka kaluar para dy ditësh.

Pa u kompletuar të gjithë emrat, kryetari Kadri Veseli nuk do të thërrasë mbledhjen e Kryesisë.