Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës që nga dje kanë kaluar 41,670 shtetas të huaj deklaroi sot për ATSH-në, prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.
Prefekti Kuçana u shpreh se vazhdon të rritet numri i turistëve që kalojnë pikën Kufitare të Morinës. “Sot, në fund javë ky numër është më i lartë se ditë më parë, pasi qytetarë të Kosovës dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri”, tha Prefekti.
Nga të dhënat zyrtare sot nga ora 03:30 kanë hyrë në PKK Morinë 153 autobusë, 6800 automjete të vogla në total me rreth 41,670 shtetas kosovarë dhe kryesisht të huaj.
Prefekti i Kukësit Kuçana thekson se situata është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Fluks i turistëve nga Kosova në Shqipëri, mbi 3 mijë kaluan kufirin në Morinë vetëm të shtunën
-
Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri
-
Fluks i lartë turistësh nga Kosova në Morinë gjatë kësaj fundjave
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
Mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri brenda pak orëve