Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të qytetareve të Kosovës që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri. Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar, raporton “A2News”.
Fluksi i lartë që i kalon 30 mijë shtetas të Kosovës ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.
Që në mëngjes automjetet të vendosura në dysh po ecin shumë ngadalë për të dalë nga Kukësi në një kohë ku temperaturat janë rreth 40 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
60 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri gjatë vikendit
-
Fluks i turistëve nga Kosova në Shqipëri, mbi 3 mijë kaluan kufirin në Morinë vetëm të shtunën
-
Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri
-
Vetëm sot, 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri