Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm një repart i spitalit të Pejës bëhet me shef të ri

Pas ripërtëritjes së konkursit për zgjedhjen e shefave dhe kryeinfermiereve të 25 reparteve në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, të martën drejtori i këtij spitali, Skënder Dreshaj, ua ka nënshkruar kontratat shefave të përzgjedhur për mandatin e ri trevjeçar.

Në mesin e shefave që do të drejtojnë repartet e spitalit, vetëm njëri prej tyre është i ri, derisa të gjithë të tjerët, siç e konfirmon Dreshaj, kanë qenë të njëjtit që kanë drejtuar repartet edhe mandatin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

“Sot i kam nënshkruar kontratat me shefat e reparteve. Ndryshim ka pasur vetëm në Repartin e Radiologjisë, sepse në repartet e tjera kanë mbetur shefat e njëjtë që kanë qenë”, thotë Dreshaj.

Sipas tij, për kryeinfermieret e reparteve ende nuk ia kanë sjellë vendimet për t’i nënshkruar, por, siç shtoi ai, procedurat janë kryer edhe për kryeinfermieret. Drejtoresha e Infermierisë në këtë spital, Hidajete Krasniqi, tregoi se konkursi është kryer me intervistat e mbajtura të premten që shkoi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)