Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar anëtarësinë dhe opinionin publik se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, ka pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature.
Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës, sipas VV-së, është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni.
“Zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë - një anëtar, një votë - do të mbahen nesër, e diel, 6 gusht 2017. Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës. E ftojmë anëtarësinë që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces dhe të shprehin vullnetin e tyre lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Komisionit Zgjedhor Ad Hoc të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë
-
Vetëvendosja voton për kandidaturën e Shpend Ahmetit
-
Voton Ahmeti, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
-
3.2 për qind e anëtarësisë së Vetëvendosjes nuk e do Ahmetin kryetar të Prishtinës
-
Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme në Prishtinë
-
Zgjatet afati i paraqitjes së kandidaturave në VV, Bahtiri i hyn garës