Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të bien vazhdimisht.
Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 11,546 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305,991 doza të vaksinës.
Deri më sot 88,961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1,366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./kp