Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ka vizituar sot familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Ai me këtë rast tha se me familjarë të veprimtarit tashmë të ndjerë është biseduar për veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit.
“Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, shkruan Veseli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Flamuri i Kosovës në shtëpinë e Demaçit
-
Veseli: Në festa duhet të kujtojmë njerëzit që dhanë gjithçka për liri
-
Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari
-
Krasniqi: Të frymëzohemi nga festa për të qenë më të përkushtuar ndaj atdheut
-
Kadri Veseli mbërrin në Kosovë