Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Në festa duhet të kujtojmë njerëzit që dhanë gjithçka për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur që sot të vizitojë familjen e heroit Edmond Hoxha.

Ai ka shkruar në facebook se në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bashkë me Violeten ishim për vizitë në familjen e heroit Edmond Hoxha, ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënën Nurije. Edhe në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë”, ka shkruar Veseli në facebook.