Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar sot se taksa 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është vendosur për të mirën e Kosovës dhe asnjëherë nuk guxon të kthehet kundër Kosovës.
Ai ka përsëritur se taksa do të qëndrojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto komente, Veseli i ka bërë pas vizitës në Shkollën “Jeronim De Rada”, në Ferizaj.
“E kemi vendosur tarifën 100 % për produktet dhe mallrat serbe, sepse këtë na e ka imponuar Serbia. Tarifa do të qëndrojë. Ju e dini, unë e kam bërë një propozim, i cili është shumë konkret, dhe parasheh masat që duhet të ndërmerren. Pezullimi është kërkesë edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një masë e përkohshme. Gjatë kësaj kohe, ne mund të marrim veprime që në Kosovë s’mund të hyjnë më mallra serbe pa i respektuar institucionet e Republikës së Kosovës. Jemi duke punuar intensivisht në këtë pjesë”, ka deklaruar Veseli.
Sipas Veselit, është qenësore që Kosova dhe SHBA-ja nuk guxojnë në asnjë moment të kenë qëndrime të ndryshme përballë Serbisë.
“Duhet të jemi një. Kosova është shumë më e fuqishme në mbrojtje të territorit, të sovranitetit dhe ta ndalë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke i pasur partnerë SHBA-të dhe BE-në. Krejt ajo çfarë jam duke u mundur të bëj është kjo, ta ruajmë këtë partneritet dhe këtë do ta arrijmë, të jeni të sigurt. Ta ruajmë dinjitetin e vendimmarrjes së shtetit tonë. Serbia të mos i fërkojë duart se mund ta kalojë situatën e lojërave që bën me mallrat dhe qytetarët, sepse do t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate. Të tregohemi të mençur. Jam i sigurt se do të dalim fitimtarë. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë edhe vendime të cilat do të jenë shumë të mençura nga Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.