Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shtutgart të Gjermanisë ka takuar dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me veprimtarinë e tyre në Gjermani, lidhjet me vendlindjen dhe mundësitë e investimeve, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.
Veseli tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes në Kosovë, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë klimën investive.
Në këtë funksion, ai theksoi se Kosova mirëpret bashkatdhetarët që të vijnë dhe investojnë në vendlindje, si një mundësi e mirë për zgjerimin e bizneseve të tyre, por edhe mbështetje për Kosovën dhe të rinjtë e saj, në këtë fazë të nevojshme për vende të reja të punës.
Po ashtu, Veseli tha se Kosova ka nevojë edhe për dijen dhe përvojën e njerëzve të saj, të shkolluar në universitetet perëndimore.
-
Veseli i thotë deputetit gjerman se synon investime të kompanive gjermane në Kosovë
-
Veseli: Gjermania do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat
-
Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën
-
Veseli thotë se Gjermania do ta përkrahë Kosovën për vizat
-
Veseli në Gjermani, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave