I pari i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e vizitës së tij në BIK, ka ftuat të gjithë qytetarët që ta duan më shumë njëri-tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara, transmeton kp.
“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve mysliman, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, tek mirësia, tek dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli, duke shtuar se në këtë ditë duhet të kujtohen heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo