Po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës, debat parlamentar për personat e pagjetur, pikërisht në ditën e të pagjeturve në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të seancës, tha se nuk do të ndalen në kërkimin e drejtësisë për të pagjeturit, ani pse Serbia po synon që ta shtyjë harresën tonë për këta persona, transmeton kp.
“Kuvendi i Kosovës do të mblidhet çdo herë, çdo vit deri sa të përfundoj kjo dramë e fatkeqësisë sonë kombëtare, duke pasur parasysh se kemi ende shumë qytetarët të Kosovës që janë të pagjetur. Po bëhen dy dekada të dhembjes. Serbia po vazhdon të heshtë dhe po tenton të nxisë harresën tonë, por ne nuk harrojmë, as nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për qytetarët tanë. Serbia duhet ta ketë të qartë se fshehja e krimit dhe aspirata për integrim evropian nuk shkojnë bashkë. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës e jo harrimi i tyre. Ne do të bëjmë gjithçka që të ndriçohet fati i njerëzve që janë aktualisht të pagjetur. Ky është obligim i yni kushtetues e nacional të jemi bashkërisht t’iu qëndrojmë atyre që deri me sot nuk i kanë gjetur të dashurit e tyre.”
-
Veseli i mëton BE-së të bëjë presion ndaj Beogradit për të pagjeturit
-
Veseli i siguron familjarët e viktimave të regjimit serb se Tribunali do të bëhet
-
Veseli: Inspirim për Tribunalin për krime lufte janë familjarët e të pagjeturve dhe viktimave
-
Kurti: Fati i të pagjeturve asnjëherë s’ka marrë vëmendjen e duhur, pushtetarët luajnë me dhimbjen e familjarëve
-
Veseli premton se në dialog me Serbinë, prioritet janë të pagjeturit