Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputet i Kosovës, ndërsa ka uruar për një fillim të mbarë.
“Sot e nisa ditën duke u regjistruar si deputet i Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Uroj për një mandat të mbarë për Kuvendin dhe për një fillim të ri e të suksesshëm për Kosovën”, ka shkruar Veseli, transmeton Koha.net.
Veseli është emri më i përfolur për kandidat nga radhët e koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit.
Por, zyrtarisht ende nuk është bërë publik emri i tij, ose ndonjë tjetri për këtë post.
Zyrtarë të PDK-së vazhdimisht thonë se ai do të jetë kandidati i PAN-it.
Artikuj të ngjashëm