Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Presidentin s’ka mundur ta ndalë Serbia e lëre më Sveçla

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti duhet të ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë, derisa theksoi se Presidentin Hashim Thaçi nuk ka mundur ta ndalë as Serbia e nuk mundet as u.d në MPB, Xhelal Sveçla.

Ai këto komenti i bëri gjatë vizitës në Parkun e Bizneseve.

“Presidenti është institucioni më i lartë në Kosovë dhe për aq sa institucionet e Republikës së Kosovës. Albin Kurti duhet me ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë. Nuk e kemi ditë qe e ka shpirtin kaq të gjerë se gati na ka pas çmend me Serbinë, Demarkacionin, Zajednicën. Le ta ndal se Serbia nuk është dashnia jonë, më mirë u kanë me hap me Shqipërinë. Presidentin nuk ka mundur me ndalë as Serbia e le më Sveçla”, deklaroi Veseli, për ksp.

Kreu i PDK-së kërkon që sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës të votohet pakoja emergjente e propozuar nga PDK.

“Sa më shpejtë duhet ta kalojmë pakon e rimëkëmbjes ekonomike, për faktin se ekonomia ka nevojë, familjet tona kanë nevojë. Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend social, ajo duhet të jetë në një vend të ndërmarrësisë, 280 mijë familje kanë nevojë që t’i dilet në ndihmë dhe 80 mijë ndërmarrësve.... Shpresoj që shpejt kjo do të realizohet, para çdo marrjes së vendimit për ndonjë qeveri që po na lodh LDK dhe VV, duhet me qenë në rend të ditës pako e rimëkëmbjes ekonomike”, thotë Veseli.