Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Po humbim kohë me “bajraktarizma”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se janë duke humbur kohë duke u marr me ‘bajraktarizma’.

Veseli tha se spektri politik në Kosovë merret me atë se kush do të jetë i pari ndërsa tha se opozita është duke vazhduar me gabimin e njëjtë, raporton kosovapress.

“Kur të dëmtoheni mirë pastaj hajdeni bëhemi bashkë. Nuk i ka marrë me dëshirë PDK këto përgjegjësi”, tha Veseli duke shtuar se sa herë takohet dikush me Serbinë kurrë votat s’do t’i marr.

Ai propozoi që ta merr këtë përgjegjësi Isa Mustafa. “ Por me blloku çdo proces për inati se s’je në pushtet... A është sfidë? Sa herë bisedon me Serbinë është sfidë e rëndë”, tha Veseli pas takimit me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës të cilët ia dorëzuan raportin e auditimit.

Veseli ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se kjo duhet të ndodh pasi që qytetarët e meritojnë këtë. Veseli tha se janë përmbushur kriteret për liberalizim.

“Duhet të ndodh dhe unë shumë besoj në qoftë se ka drejtësi dhe vlerësohen ato që janë liberalizuar dhe vendet tjera me më pak kritere të plotësuara. Çështja e korrupsionit, Ukraina, Gjeorgjia kanë probleme më të mëdha se ne. Vendimmarrja merret nga vendet e BE-së. Kemi punuar. Pres raporti të jetë pozitiv dhe qytetarët të lëvizin lirshëm sepse pak ka vende që ka bere progres si vendi jonë”, tha Veseli.

Artikuj të ngjashëm