Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli përmend fenomenin në Kosovë, nga sociali bëhet milioner

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se kanë iniciuar ndryshimet e Ligjit për konfiskimin e pasurisë për të dërguar mesazh që kushdo që ka ngrit pasuri në mënyrë të paligjshme, do t’i konfiskohet.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se krimi nuk duhet të ketë petk për askënd.

“Kush është i inkriminuar le ta paguan çmimin, nuk ka nevojë as Vetëvendosje me pësuar për një individ, as PDK-ja për një individ dhe as LDK-ja për një individ, asnjë parti. Sistemi i drejtësisë është duke pësuar reforma dhe në të njëjtën kohë askush nuk na ka imponuar, ne e kemi iniciuar këtë për të dërguar mesazh që kushdo që ka ngritur pasuri, po le të jetë 20 vjet, le të jetë 50 vjet, do t’i merret“, ka thënë ai.

Veseli ka paralajmëruar edhe iniciativa tjera.

“Do të shkojmë do ta bëjmë këtë, kemi pasur raste, ka njerëz që rrinë në social dhe për një vit veç kur ta shohim bëhet milioner, veç thotë unë nuk kam kërkuar, jam milioner. Hajde ta bëjmë deklarimin e pasurisë të çdo qytetari të Kosovës, siç bëhet në vendet perëndimore“, ka thënë ai.

Veseli u ndal edhe te Vetingu.

Edhe Veseli paralajmëron të korruptuarit se do t’u konfiskohet pasuria e paligjshme Arbëri Veseli paralajmëron të korruptuarit se do t’u konfiskohet pasuria e paligjshme

“Në të njëjtën kohë hajde shkojmë edhe te Vetingu, shkojmë gradualisht nga vjeshta shkojmë edhe te Vetingu, në një farë forme e ndërtojmë një situatë e cila nuk është vetëm një status teknik në Bashkimin Evropian, por ka të bëjë me cilësinë e jetës tonë dhe fëmijëve tonë, atë çka i lëmë trashëgimi, t’i ndalim manipulimet, t’i ndalim keqpërdorimet dhe ti sanksionojmë kush ka faj, nuk kemi nevojë t’ia bëjmë, me sha, me fy njëri- tjetrin nga nervozizmi, shkojmë gradualisht, ligji është mbi të gjitha“, tha Veseli.

Ai shtoi se leximi i dytë është më datë 2 gusht dhe çdokush që ka propozime t’i japë, por i ftojë të gjithë deputetët që të bashkohen për t’i dërguar në burg të gjithë fajtorët.