Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin Bahri Fazliu.
Ai me një shkrim në Facebook ka thënë se ai vdiq heroikisht për të çliruar vendin tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBahri Fazliu ka rënë më 7 maj të vitit 1998 në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.
“Sot nëntëmbëdhjetë vjet më parë, ra heroikisht poeti, publicisti dhe veprimtari i shquar për çlirimin e vendit, Bahri Fazliu, Hero i Kosovës. Sakrifica sublime e tij për liri është themel i shtetndërtimit dhe frymëzim për brezat e rinj në Kosovë. I përjetshëm është kujtimi për Heroin e Kosovës, Bahri Fazliu!”, ka shkruar Veseli.
