Kryeministri Haradinaj vazhdon të përballet me kërkesën e partnerit të koalicionit, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.
Presioni në rritje i Shteteve të Bashkuara për t’u zmbrapsur nga vendimi që ka futur në bllokadë dialogun me Serbinë bëri që kryeparlamentari Kadri Veseli si propozues i 100 për qindëshit të kërkojë suspendimin e kësaj mase, shkruan sot Koha Ditore.
Por Haradinaj që deri tani ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së partnerit, nuk është deklaruar të hënën për taksën.
Këtë nuk e ka bërë as pas takimit me presidentin. Thaçi ka dhënë zotim para amerikanëve se Kosova do ta shqyrtojë pezullimin e taksës për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga Ferizaj ka paralajmëruar vendimmarrje të shpejtë rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e ka arsyetuar me faktin se edhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë pezullimin e taksës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
PDK-ja s’ka përgjigje ndaj rezistencës së Haradinajt për taksën
-
LDK-ja, kundër propozimit të Kurtit, e ftoi PDK-në për rezolutë të përbashkët rreth taksës
-
Taksa nxit replika mes liderëve politikë në vend – debatit i hyn edhe Grenelli
-
Veseli: Kur flas me Serbinë, i vë taksë edhe 1000%, por me ndërkombëtarët flas ndryshe – këtu dalloj me Haradinajn
-
Veseli e Haradinaj nuk e takojnë njëri-tjetrin