Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen Manaj.
“Një rrëfim emocional për Arb Manaj nga Klina, i cili ishte foshnje kur babai i tij 25 vjeç, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999. I rritur nga një nënë e fortë si fëmija i saj i vetëm, sot ai është një futbollist 19 vjeç, i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës. Arbit, shokëve të tij të gjeneratës së lirisë, familjeve që dhanë për shtetin tonë heronj, dëshmorë, martirë, si dhe të gjithë qytetarëve, gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. #Kosova10”, ka shkruar Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli viziton familjen Demaçi
-
Veseli: E ardhmja do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin
-
Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Flamuri i Kosovës në shtëpinë e Demaçit
-
Veseli: Familja Jashari garancia më e madhe e shtetit sovran
-
Krasniqi uron Pavarësinë, viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë